Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, është person juridik publik buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
Agjencia ka si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it, dhe të prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale dhe monitorimin e zbatimit të ligjit.

Agjencia
Agjencia ka si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it, dhe të prodhimit të…

Kompetencat
Agjencia ushtron kompetencat e saj në bazë të parimeve të ligjshmërisë, profesionalizmit, përgjegjësisë, llogaridhënies, efikasitetit dhe…

Funksionet
Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti të kryhet në përputhje me …

Komisioni i licencave
Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave, për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës, për kultivimin e cannabis-it.

Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it në konferencën “Cannabis Europa London 2025”
Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Cannabis Europa London 2025”, e mbajtur në datat 24 dhe 25 qershor 2025, në Barbican Center, Londër. Pjesëmarrja kishte si objektiv forcimin e kapaciteteve institucionale nëpërmjet shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe vendosjes së kontakteve me aktorë të rëndësishëm...

AKKC pjesë e takimit vjetor të CANNRA – angazhim për harmonizim dhe shkëmbim rregullator
Më 10–11 qershor 2025, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, morën pjesë në takimin vjetor të organizuar nga Shoqata e Rregullatorëve të Cannabis-it në SHBA (CANNRA), zhvilluar në Denver, Colorado. Ky event mblodhi mbi 130 përfaqësues nga agjencitë rregullatore, autoritetet shtetërore dhe federale nga mbi 30 shtete dhe...

Vizitë studimore e AKKC në laboratorin shtetëror të Kolorados – njohuri teknike për ngritjen e sistemit të testimit publik në Shqipëri
Në datën 9 qershor 2025, një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) zhvilloi një vizitë studimore në Laboratorin Shtetëror të Kolorados për Shëndetin Publik, në Denver, SHBA. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKKC-së patën mundësinë të njihen nga afër me ciklin e plotë të punës laboratorike, duke përfshirë teknikat më të përparuara për analizat mikrobiologjike të...

Pjesëmarrja e AKKC në Konferencën Ndërkombëtare “ICBC Berlin 2025”
Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) morën pjesë në datat 29-30 prill 2025 në konferencën ndërkombëtare “ICBC Berlin 2025”, një nga konferencat më të rëndësishme për industrinë e cannabis-it mjekësor dhe industrial në Evropë. Konferenca shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave, nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe prezantimin e risive teknologjike...

Vizitë në Curaleaf International, kompani ndërkombëtare për kultivimin e cannabis-it mjekësor në Portugali
Në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe njohjes me praktikat më të mira evropiane në kultivimin dhe përpunimin e cannabis-it mjekësor, AKKC, së bashku me përfaqësues nga institucionet shqiptare të përfshira në zbatimin e Ligjit nr. 61/2023, realizoi një vizitë në terren pranë Curaleaf Portugal Lda, një nga operatorët kryesorë të licencuar në Portugali. Delegacioni u prit nga menaxheri i...

Takim zyrtar i delegacionit shqiptar me EUDA – një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kapaciteteve kombëtare
Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), me mbështetjen e instrumentit të Bashkimit Evropian TAIEX, zhvilloi më 20 maj 2025 një takim zyrtar me Agjencinë e Drogës së BE-së (EUDA) në Lisbonë. Pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Gjatë takimit, drejtuesit e...

AKKC zhvillon vizitë studimore institucionin e INFARMED në Portugali
Në kuadër të mbështetjes nga instrumenti TAIEX, Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), së bashku me përfaqësues nga institucionet shqiptare të përfshira në zbatimin e Ligjit nr. 61/2023, zhvilloi një takim zyrtar me INFARMED – Autoritetin Kombëtar për Barnat dhe Produktet Shëndetësore të Portugalisë. Gjatë këtij takimi, AKKC u njoh nga afër me modelin portugez të rregullimit dhe...

Vizitë studimore në Institutin për Sjelljet e Varësisë (ICAD), Lisbonë – në kuadër të mbështetjes së instrumentit TAIEX të BE-së
Më 19 maj 2025, Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), me mbështetjen e instrumentit TAIEX të Bashkimit Evropian, zhvilloi një takim zyrtar pranë Institutit për Sjelljet e Varësisë (ICAD) në Lisbonë, Portugali. Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Policia e...