Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, është person juridik publik buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
Agjencia ka si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it, dhe të prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale dhe monitorimin e zbatimit të ligjit.
Agjencia
Agjencia ka si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it, dhe të prodhimit të…
Kompetencat
Agjencia ushtron kompetencat e saj në bazë të parimeve të ligjshmërisë, profesionalizmit, përgjegjësisë, llogaridhënies, efikasitetit dhe…
Funksionet
Agjencia mbikëqyr aktivitetin e licencuar dhe të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti të kryhet në përputhje me …
Komisioni i licencave
Pranë Agjencisë ngrihet Komisioni i Licencave, për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës, për kultivimin e cannabis-it.
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës
Më 14 janar 2025, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC), Prof. Ass. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, firmosën një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, duke hapur një kapitull të ri në partneritetin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre akademike. Kjo marrëveshje synon të...
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it bëhet anëtare e CANNRA
Që nga nëntori i vitit 2024, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it është zyrtarisht anëtare e Shoqatës së Rregullatorëve të Cannabis-it (CANNRA). CANNRA është një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse, e cila përfshin agjenci qeveritare të angazhuara në rregullimin e cannabis-it, kanabinoidëve dhe kërpit në mbi 45 shtete dhe territore të SHBA-së, si dhe në Kanada, Hollandë, Maltë dhe...
AKKC në Maqedoninë e Veriut: Vizitë dy-ditore për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbyer përvoja në sektorin e cannabis-it mjekësor dhe industrial
Një delegacion i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC), i udhëhequr nga Znj. Linda Pustina, së bashku me anëtarë të Komisionit të Licencimit dhe përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zhvilloi më datat 29-30 tetor 2024 një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës,...
AKKC dhe Komisioni i Licencimit theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në takimin online me institucionet homologe të Maqedonisë së Veriut
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Komisioni i Licencimit, zhvilluan më datë 13 shtator 2024, një takim online të suksesshëm me përfaqësues të institucioneve homologe të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik dhe ekspertë të industrisë së cannabis-it të këtij vendi....
Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe Komisioni i Licencimit zhvillojnë vizitë studimore në Gjermani
Në kuadër të forcimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të një kuadri rregullator në përputhje me standardet evropiane, një delegacion i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) kryesuar nga znj. Linda Pustina dhe anëtarë të Komisionit të Licencimit, më datat 9-12 shtator 2024, realizuan një vizitë studimore në Gjermani me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim...