ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Punësim 9 133 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

133 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Specialist

në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Industrial, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it,

📅 Afati i aplikimit: 30 shtator 2025, ora 16:00

🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13

💼 Kategoria e pagës IV-1 sipas VKM-së nr.325/2023, të ndryshuar;

Paga bruto: klasa IV- 1 (104 000 lekë) + shtesa për kushte të veçanta (90 000 lekë) + shtesa për vjetërsi sipas viteve të punës së punonjësit.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati◊ Kushtet e përgjithshme
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK;
Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;
Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 7 të KSHK-së në fushat:
– shkenca inxhinierike;
– shkenca mjedisore;
– shkencat e tokës;
– shkenca bujqësore/ agroinxhinierike
– shkenca mjekësore/ shëndet publik;
– shkenca kimike/biologjike/kimi industrial;
– kimi teknologji farmaceutike/farmaci;
– shkenca ekzakte;
– shkenca shoqërore.

*Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit të 7 të KSHK-së.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë në fushat vijuese:
– administratë publike;
– procese pune që lidhen me inspektimin;
– në fushën e zbatimit të ligjit nr.61/2023;
– në fushën e sigurisë;
– në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope, aspekte rregullatore te sektorit farmaceutik;
– procese pune që lidhen me hartimin e akteve administrative.

Njohuri apo trajnime të tjera

    Kandidati preferohet të ketë:
– certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
– njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar. Për më tepër vizitoni linkun: https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në format europass(shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës;
  4. Vetëdeklarim për masat disiplinore, si dhe që nuk është larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi (shkarko formularin);
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024(shkarko).
  6. Formulari i vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;(shkarko fomularin) (shkarko cover)
  7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata familjare dhe personale;
  9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë. Për diplomat e studimeve të kryera jashtë vendit duhet të dorëzojë kopje të noterizuar të dokumentit njohjes/njësimit në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe, nëse disponohen, dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja pranohen dëshmitë të lëshuara nga Universiteti i Tiranës ose dëshmi të lëshuara nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare në përputhje me udhëzimin nr.52/2015, të cilin e gjeni në linkun vijues: https://www.qbz.gov.al/share/JLrh9wDsS0mUJhggOE3-9A

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

  1. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  2. Vërtetim i prokurorisë që vërteton se, nuk është në hetim për një vepër penale të kryer në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale.
  3. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vërteton se nuk është në hetim për vepra penale në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale, apo për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe krim të organizuar. Nëse aplikanti nuk disponon vërtetimin në momentin e aplikimit, ai duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton kërkesë drejtuar SPAK për lëshimn e vërtetimit. Aplikanti duhet ta dorëzojë vërtetimin në çdo rast përpara datës së njoftuar për zhvillimin e intervistës).
  4. Çdo dokument tjetër, që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

◊ Aftësitë e kërkuara

– Koordinim dhe realizim objektivash;
– Organizim pune dhe respektim afatesh;
– Komunikim dhe prezantim i qartë;
– Fleksibilitet dhe përshtatje me procedura të reja;
– Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje të shpejtë.

🚀 Si të aplikosh

📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 30.9.2025, ora 16:00:

  1. 🌐Elektronikisht, në këtë link,
  2. 📧 Me postë drejtuar:
    📍 Agjencisë Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
    “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë

Kujdes ⚠️ Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e subjekteve të lejuara sipas ligjit dhe rregullave të miratuara në bazë të tij.
  • Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e aktivitetit të lejuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti:
    a) kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatimin e tyre, me përcaktimet e bëra në leje, si dhe me përcaktimet në planin e miratuar të prodhimit;
    b) nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
  • Kontribuon në procesin e implementimit të standardeve GACP, GMP dhe ISO që të ruhen standardet më të larta në proceset e kultivimit të bimës së cannabis-it për garantuar një prodhim të qëndrueshëm dhe efikas nëpërmjet monitorimit të ndjekjes së zbatimit të standardeve për optimizimin e fertilitetit të tokës, menaxhimit të ujit, zgjedhjes së vendndodhjes së mjedisit, disponueshmërisë së ushqyesve minerale të tokës dhe mirëmbajtjes mjedisore, grumbullimit dhe përpunimit.
  • Kujdeset për përdorimin dhe mbjelljen nga subjektet e lejuara të farërave dhe fidanëve të importuar apo të prodhuar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, si dhe të regjistruar në katalogun kombëtar.
  • Ndjek proceset për kultivimin vetëm të farërave dhe fidanëve të regjistruar në institucionin përgjegjës për regjistrimin e farërave dhe fidanëve, si dhe importin vetëm nga subjektet e pajisura me leje dhe autorizim importi, si dhe monitoron procesin e importimit të farërave dhe fidanëve që janë varietete të kultivimit të cannabis-it për qëllim industrial, të përfshira në Katalogun e Përbashkët Evropian të Varieteteve të Bimëve në Agrokulturë, si dhe procesin e riprodhimit të tyre.
  • Ndjek sipas përcaktimeve të ligjit që të gjithë zotëruesit e një leje, të shenjojnë bimën, farën, substancën, preparatin, produktin, që është objekt i veprimtarisë së tij, dhe të zbatojnë të gjithë legjislacionin lidhur me shenjimin dhe gjurmimin.
  • Merr pjesë në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin, në bazë të lejes, ambientet dhe selitë ku bëhet përpunimi i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it për qëllime industriale.
  • Merr pjesë sipas njoftimit të subjektit në procesin e: i) mbjelljes së farës; ii) vjeljes së bimës së cannabis-it; iii) tharjes, pastrimit dhe ndarjes duke identifikuar sasinë e prodhuar, si dhe verifikon nëse është kryer procesi i shenjimit të materialit të prodhuar nga bima e cannabis-it industrial.
  • Kontribuon në përgatitjen e propozimit për konfiskimin e bimës së cannabis-it për qëllime industriale, nënproduktet e saj dhe produktet përfundimtare sipas gjetjeve gjatë kontrollit.
  • Merr pjesë në procesin e sekuestrimit dhe asgjësimit të bimëve të cannabis-it apo nënprodukteve të tij, sipas parashikimeve në ligj dhe kryen mbikëqyrjen gjatë procesit të asgjësimit të bimës së cannabis-it dhe nënprodukteve të saj apo produkteve përfundimtare në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike dhe ministrinë përgjegjëse për mjedisin.
  • Merr pjesë në kontrollin dhe inspektimin e të gjitha proceseve të kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime industriale në çdo fazë të mbjelljes, korrjes, tharjes, ruajtjes dhe magazinimit, prodhimit të lëndës së parë bimore.
  • Kontribuon në hedhjen në regjistër të të dhënave sipas parashikimeve ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi.
  • Bashkëpunon me koordinatorët e drejtorisë duke dhënë asistencën në hartimin e materialeve të ndryshme që janë pjesë e detyrave të drejtorisë.
  • Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë, si dhe detyra që lidhen me monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin.

      ✔️Vlerësimi i kandidatëve

      Kandidatët vlerësohen në bazë të:

      1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit, në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë.
      2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale, për pozicionin e punës.
      3. 💬 Intervistës, lidhur me:
        • aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar,
        • motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë për karrierën.

      Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

      ✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨