ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 59 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

59 – Shpallje për vendin vakant, Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës IV-1

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë datë 21.11.2024, ora 16.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Rruga “Ibrahim Rugova”, Pallati Sky Tower, kati 13, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes, Kontrollit dhe Inspektimit të Kultivimit, Prodhimit dhe Qarkullimit të Cannabis-it Mjekësor, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

● Kontribuon në mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin sipas ligjit dhe rregullave të miratuara në bazë të tij.

● Kontribuon në mbikëqyrjen e aktivitetit të licencuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi për të siguruar që aktiviteti:

a) kryhet në përputhje me parashikimet ligjore dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatimin e tyre, me përcaktimet e bëra në licencë, si dhe me përcaktimet në planin e miratuar të prodhimit;

b) nuk kryhet në kundërshtim me qëllimet e ligjit dhe me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

● Kontribuon në procesin e implementimit të standardeve GACP, GMP dhe ISO që të ruhen standardet më të larta në proceset e kultivimit të bimës së cannabis-it për garantuar një prodhim të qëndrueshëm dhe efikas nëpërmjet monitorimit të ndjekjes së zbatimit të standardeve për optimizimin e fertilitetit të tokës, menaxhimit të ujit, zgjedhjes së vendndodhjes së mjedisit, disponueshmërisë së ushqyesve minerale të tokës dhe mirëmbajtjes mjedisore, grumbullimit dhe përpunimit.

● Kujdeset për përdorimin dhe mbjelljen nga subjektet e licencuara të farërave dhe fidanëve të importuar apo të prodhuar në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, si dhe të regjistruar në katalogun kombëtar.

● Ndjek proceset për kultivimin vetëm të farërave dhe fidanëve të regjistruar në institucionin përgjegjës për regjistrimin e farërave dhe fidanëve, si dhe importin vetëm nga subjektet e pajisura me licencë dhe autorizim importi., si dhe monitoron procesin e importimit të farërave dhe fidanëve që janë varietete të kultivimit të cannabis-it për qëllim mjekësor, të përfshira në Katalogun e Përbashkët Evropian të Varieteteve të Bimëve në Agrokulturë, si dhe procesin e riprodhimit të tyre.

● Ndjek sipas përcaktimeve të ligjit që të gjithë zotëruesit e një licence, të shenjojnë bimën, farën, substancën, preparatin, produktin, që është objekt i veprimtarisë së tij, dhe të zbatojnë të gjithë legjislacionin lidhur me shenjimin dhe gjurmimin.

● Merr pjesë në kontrollimin dhe inspektimin, në bazë të licencës, ambientet dhe selitë ku bëhet përpunimi i nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të cannabis-it për qëllime mjekësore.

● Jep kontribut dhe bashkëpunon me sektorin përgjegjës për lejet dhe licencat në hartimin e rregulloreve të subjekteve të licencuara si dhe për realizimin e objektivave.

● Merr pjesë sipas njoftimit të subjektit në procesin e: i) mbjelljes së farës; ii) vjeljes së bimës së cannabis-it; iii) tharjes, pastrimit dhe ndarjes duke identifikuar sasinë e prodhuar, si dhe verifikon nëse është kryer procesi i shenjimit të materialit të prodhuar nga bima e cannabis -it.

● Pas përfundimit të procesit të vjeljes së cannabis-it për qëllim mjekësor, merr pjesë në kryerjen e kontrollit në sasitë e korrjes së kryer dhe të materialit të prodhuar, dhe regjistron në procesverbal numrin e fidanëve të mbledhur dhe sasinë në peshë të masës së lagësht. Këto të dhëna për procesin e vjeljes regjistrohen në regjistrin përkatës.

● Kontribuon në përgatitjen e propozimit për konfiskimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore, nënproduktet e saj dhe produktet përfundimtare sipas gjetjeve gjatë kontrollit.

● Merr pjesë në procesin e asgjësimit të bimëve të cannabis-it mjekësor të mbira vetvetiu, pavarësisht qëllimit të përdorimit, si dhe të mbetjeve të bimës së cannabis-it mjekësor në sipërfaqen e tokës, të përcaktuara në licencë apo leje, i cili kryhet nga nga subjekti i licencuar apo i lejuar, sipas mënyrës dhe përcaktimeve në kuadrin ligjor në fuqi, si dhe mban procesverbalin përkatës. Merr pjesë në ndjekjen e procedurave të asgjësimit nga Agjencia me shpenzimet e subjektit, nëse subjekti nuk përmbush detrimin ligjor dhhe jep masë administrative për subjektin për mospërmbushjen e këtij detyrimi.

● Merr pjesë në kontrollin dhe inspektimin e të gjitha proceseve të kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore në çdo fazë të mbjelljes, korrjes, tharjes, ruajtjes dhe magazinimit, prodhimit të lëndës së parë bimore.

● Kontribuon në regjistrimin në regjistër të llojit dhe sasisë së bimës së cannabis-it të konfiskuar.

● Bashkëpunon me koordinatorët e drejtorisë duke dhënë asistencën në hartimin e materialeve të ndryshme që janë pjesë e detyrave të drejtorisë.

● Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë, si dhe detyra që lidhen me monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare sipas Nivelit 7 të KSHK;

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

1. Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave inxhinierike/shkenca mjedisore/shkencat e tokës/shkenca bujqësore/shkenca mjekësore/ shëndet publik/shkenca kimike/biologjike/kimi industriale/kimi farmaceutike/farmaci/shkenca ekzakte/shkenca ekonomike/shkenca juridike/marrëdhënie ndërkombëtare/ shkenca sociale si dhe certifikata trajnime në lidhje me detyrat kryesore. Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.

2. Në lidhje me eksperiencën profesionale, kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë nga këto fusha:

– administratë publike;

– procese pune që lidhen me inspektimin;

– zbatim i ligjit/sigurisë;

– hartimi i projekteve dhe ndjekja e zbatimit të tyre;

– procese pune që lidhen me hartimin e akteve administrative.

3. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

a) Koordinuar;

b) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;

c) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën;

d) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar;

e) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, vendimmarrjeje të shpejtë, komunikimi dhe prezantimi, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3. Intervistës me gojë lidhur me aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

1. Kërkesë për aplikim;

2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);

3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;

4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;

5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).

6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)

7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;

8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;

9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);

11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).

12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.