📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
KOORDINATOR
në Sektorin e Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it,
📅 Afati i aplikimit: 30 shtator 2025, ora 16:00
🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13
💼 Kategoria e pagës II-1 sipas VKM-së nr.325/2023, të ndryshuar;
Paga bruto: klasa II- 1 (169 000 lekë) + shtesa për kushte të veçanta (90 000 lekë) + shtesa për vjetërsi sipas viteve të punës së punonjësit.
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë
✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;
✓ Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 7 të KSHK-së (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë) në fushat:
– shkenca agro-inxhinierike;
– farmaci;
– shkenca kimike/bioteknologjike.
*Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë në fushat vijuese:
– administratë publike;
– pozicione koordinuese;
– procese pune që lidhen me autorizime, leje dhe licenca;
– eksperience në përgatitjen e raporteve dhe akteve;
– në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
– certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
– njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian.
◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar. Për më tepër vizitoni linkun: https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf
📂Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar në format europass(shkarko);
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vetëdeklarim për masat disiplinore, si dhe që nuk është larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi (shkarko formularin);
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024(shkarko).
- Formulari i vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;(shkarko fomularin) (shkarko cover)
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata familjare dhe personale;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë. Për diplomat e studimeve të kryera jashtë vendit duhet të dorëzojë kopje të noterizuar të dokumentit njohjes/njësimit në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe, nëse disponohen, dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja pranohen dëshmitë të lëshuara nga Universiteti i Tiranës ose dëshmi të lëshuara nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare në përputhje me udhëzimin nr.52/2015, të cilin e gjeni në linkun vijues: https://www.qbz.gov.al/share/JLrh9wDsS0mUJhggOE3-9A
Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i prokurorisë që vërteton se, nuk është në hetim për një vepër penale të kryer në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale.
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vërteton se nuk është në hetim për vepra penale në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale, apo për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe krim të organizuar. Nëse aplikanti nuk disponon vërtetimin në momentin e aplikimit, ai duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton kërkesë drejtuar SPAK për lëshimn e vërtetimit. Aplikanti duhet ta dorëzojë vërtetimin në çdo rast përpara datës së njoftuar për zhvillimin e intervistës).
- Çdo dokument tjetër, që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
◊ Aftësitë e kërkuara
– Koordinim dhe realizim objektivash;
– Përcaktim objektivash, vendosur prioritete dhe respektim i afateve;
– Planifikim, rishikim dhe drejtim i punës;
– Organizim i burimeve, aftësi të larta komunikimi dhe prezantimi;
– Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje të shpejtë.
🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 30.9.2025, ora 16:00:
- 🌐Elektronikisht, në këtë link,
- 📧 Me postë drejtuar:
📍 Agjencisë Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
“Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë
Kujdes ⚠️ Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al
🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Mbledh dhe administron të dhënat e nevojshme për ushtrimin e funksioneve të Agjencisë mbi aktivitetin e lejuar, si dhe për titullarin e lejes, sipas VKM-së që përcakton të dhënat parësore dhe dytësore.
- Koordinon procesin me njësinë e monitorimit të cannabis-it industrial për mbikëqyrjen e veprimtarisë së subjekteve të lejuara, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në lejen për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime industriale.
- Koordinon procesin me njësinë e monitorimit të cannabis-it industrial për kryerjen e verifikimeve ndaj subjekteve të lejuara dhe propozon masat administrative me gjobë, ndalim të ushtrimit të veprimtarisë, pezullim dhe shfuqizim të lejes ndaj subjekteve të lejuara, sipas ligjit dhe ja përcjell strukturës përgjegjëse pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
- Administron procesverbalin e dërguar nga kultivuesi i bimës së cannabis-it industrial për sasinë e prodhuar si dhe raportin për përfundimin e procesit të prodhimit, kultivimit dhe masës së fituar të thatë dhe të asgjesimit.
- Koordinon procesin e lëshimit të autorizimit të eksportit për cannabis-in industrial dhe produktet përfundimtare të cannabis-it për qëllime industriale.
- Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për doganat për të monitoruar regjimin e importit të farërave e të fidanëve, si dhe regjimin e eksportit të nënprodukteve ose produkteve përfundimtare të cannabis-it industrial.
- Bashkëpunon me njësinë përkatëse në Ministrinë përgjegjëse për bujqësinë në kuadër të procesit të dhënies së lejeve.
- Kontribuon dhe bashkëpunon me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe strukturat shtetërore për ruajtjen e pastërtisë së figurës së punonjësve të subjekteve të lejuara, si dhe parandalimin e veprave penale.
- Paraqet raporte përpara organizatave kompetente ndërkombëtare për importin dhe eksportin e bimës së cannabis-it industrial dhe të nënprodukteve ose produkteve përfundimtare të saj;
- Harton çdo 3 vjet raporte në lidhje me përmbushjen e kushteve të dhënies së lejeve dhe rekomandon sipas rastit plotësimin e kushteve apo pezullimin ose shfuqizimin e lejeve.
- I rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm zgjidhje alternative të mundshme brenda kuadrit ligjor dhe teknik për problematikat e ndeshura, apo rasteve konkrete të paraqitura për zgjidhje.
- Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.
✔️Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:
- 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit, në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë.
- ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale, për pozicionin e punës.
- 💬 Intervistës, lidhur me:
- aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar,
- motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.
✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨