ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Punësim 9 139 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

139 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

KOORDINATOR

Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it,

📅 Afati i aplikimit: 30 shtator 2025, ora 16:00

🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13

💼 Kategoria e pagës II-1 sipas VKM-së nr.325/2023, të ndryshuar;

Paga bruto: klasa II- 1 (169 000 lekë) + shtesa për kushte të veçanta (90 000 lekë) + shtesa për vjetërsi sipas viteve të punës së punonjësit.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati◊ Kushtet e përgjithshme
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;
Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 7 të KSHK-së (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë) në fushat:
– shkenca farmaceutike/kimi teknologji farmaceutike/bioteknologji.
*Diploma e nivelit Bachelor preferohet të jetë në të njëjtën fushë me Diplomën e nivelit Master Shkencor.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në dy ose më shumë në fushat vijuese:
– administratë publike;
– shqyrtimin e praktikave të licencimit;
– eksperience në përgatitjen e raporteve dhe akteve;
– në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope;
– në fushën e zbatimit te Praktikave të Mira të Prodhimit (GMP-të). 

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:
– certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
– njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar. Për më tepër vizitoni linkun: https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në format europass(shkarko);
  3. Fotokopje e librezës së punës;
  4. Vetëdeklarim për masat disiplinore, si dhe që nuk është larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi (shkarko formularin);
  5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024(shkarko).
  6. Formulari i vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;(shkarko fomularin) (shkarko cover)
  7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
  8. Certifikata familjare dhe personale;
  9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë. Për diplomat e studimeve të kryera jashtë vendit duhet të dorëzojë kopje të noterizuar të dokumentit njohjes/njësimit në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  11. Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze dhe, nëse disponohen, dëshmi për njohjen e gjuhëve të tjera të huaja pranohen dëshmitë të lëshuara nga Universiteti i Tiranës ose dëshmi të lëshuara nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare në përputhje me udhëzimin nr.52/2015, të cilin e gjeni në linkun vijues: https://www.qbz.gov.al/share/JLrh9wDsS0mUJhggOE3-9A

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

  1. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
  2. Vërtetim i prokurorisë që vërteton se, nuk është në hetim për një vepër penale të kryer në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale.
  3. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vërteton se nuk është në hetim për vepra penale në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale, apo për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe krim të organizuar. Nëse aplikanti nuk disponon vërtetimin në momentin e aplikimit, ai duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton kërkesë drejtuar SPAK për lëshimn e vërtetimit. Aplikanti duhet ta dorëzojë vërtetimin në çdo rast përpara datës së njoftuar për zhvillimin e intervistës).
  4. Çdo dokument tjetër, që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

◊ Aftësitë e kërkuara

– Koordinim dhe realizim objektivash;
– Përcaktim objektivash, vendosur prioritete dhe respektim i afateve;
– Planifikim, rishikim dhe drejtim i punës;
– Organizim i burimeve, aftësi të larta komunikimi dhe prezantimi;
– Aftësi analitike dhe vendimmarrjeje të shpejtë.

🚀 Si të aplikosh

📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 30.9.2025, ora 16:00:

  1. 🌐Elektronikisht, në këtë link,
  2. 📧 Me postë drejtuar:
    📍 Agjencisë Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
    “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë

Kujdes ⚠️ Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kujdeset për ngritjen e një sistemi efikas të Praktikave të Mira të Prodhimit nga subjektet e licencuara dhe mbikëqyr zbatimin e tyre duke bashkëpunuar me njësinë përkatëse të monitorimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.
  • Koordinon procesin e hartimit dhe të zbatimit të standardeve që duhet të respektohen gjatë procesit të prodhimit të produkteve dhe nënprodukteve për qëllime mjekësore dhe industriale.
  • Kujdeset për përgatitjen e dokumentacionit përkatës për kryerjen e kontrollit të cilësisë së materialit të thatë përpara se të paketohet, si dhe siguron zbatimin e metodave të miratuara për kontrollin e cilësisë.
  • Kontribuon në hartimin e propozimit për zonat kadastrale ku do të kultivohet cannabis-i për qëllime industriale.
  • Bashkëpunon me organizata ndërkombëtare dhe autoritete tjera që kanë përvojë në hartimin e GMP dhe standardeve të ngjashme për të siguruar që praktikat më të mira ndjekin standardet ndërkombëtare.
  • Bashkëpunon me organet e tjera kompetente me qëllim realizimin e objektivave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare ku është palë Republika e Shqipërisë.
  • Shqyrton aplikimet e subjekteve dhe ndjek në vijimësi plotësimin e standardeve për GMP dhe ISO nga ana e tyre.
  • Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.

      ✔️Vlerësimi i kandidatëve

      Kandidatët vlerësohen në bazë të:

      1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit, në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë.
      2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale, për pozicionin e punës.
      3. 💬 Intervistës, lidhur me:
        • aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar,
        • motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë për karrierën.

      Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

      ✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨