ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 144 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

144 – Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it Specialist në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Specialist

në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it,

📅 Afati i aplikimit: 8 tetor 2025, ora 16:00

🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13

💼 Kategoria e pagës IV-2 sipas VKM-së nr.325/2023, të ndryshuar;

Paga bruto: klasa IV- 2 (90 000 lekë) + shtesa për vjetërsi sipas viteve të punës së punonjësit.

Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati◊ Kushtet e përgjithshme

      Të jetë shtetas shqiptar;
      Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
      Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
      Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
      Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 6 të KSHK;
      Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;
      Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;
      Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale

Fusha e kualifikimeve

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 6 të KSHK-së në fushën e shkencave ekonomike.

Eksperienca profesionale

Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë në fushat vijuese:
– administratë publike;
– proceset që lidhen me menaxhimin financiar ose të magazinës;
– proceset që lidhen me shërbimet mbështetëse të institucionit.

Njohuri apo trajnime të tjera

Kandidati preferohet të ketë:
– certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
– njohuri të mira të një prej gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian.

◊ Kushtet për pastërtinë e figurës

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar. Për më tepër vizitoni linkun: https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf

📂Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati

    1. Kërkesë për aplikim;
    2. Jetëshkrim i plotësuar në format europass(shkarko);
    3. Fotokopje e librezës së punës;
    4. Vetëdeklarim për masat disiplinore, si dhe që nuk është larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi (shkarko formularin);
    5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024(shkarko).
    6. Formulari i vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;(shkarko fomularin) (shkarko cover)
    7. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
    8. Certifikata familjare dhe personale;
    9. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
    10. Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë. Për diplomat e studimeve të kryera jashtë vendit duhet të dorëzojë kopje të noterizuar të dokumentit njohjes/njësimit në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
    11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
    12. Vërtetim i prokurorisë që vërteton se, nuk është në hetim për një vepër penale të kryer në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale.
    13. Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vërteton se nuk është në hetim për vepra penale në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale, apo për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe krim të organizuar. Nëse aplikanti nuk disponon vërtetimin në momentin e aplikimit, ai duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton kërkesë drejtuar SPAK për lëshimn e vërtetimit. Aplikanti duhet ta dorëzojë vërtetimin në çdo rast përpara datës së njoftuar për zhvillimin e intervistës).
    14. Çdo dokument tjetër, që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

    ◊ Aftësitë e kërkuara

          – Të integrojë informacionin me politikat institucionale;
          – Të identifikojë dhe qartësojë çështjet, duke dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale;
          – Të analizojë, komunikojë dhe prezantojë, si dhe të jetë i gatshëm të pranojë metoda dhe procedura të reja.

    🚀 Si të aplikosh

    📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 8.10.2025, ora 16:00:

    1. 🌐Elektronikisht, në këtë link,
    2. 📧 Me postë drejtuar:
      📍 Agjencisë Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
      “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë

    Kujdes ⚠️ Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.

    📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

    🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës

    • Ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme të punës për punonjësit e Agjencisë.
    • Ndjek zbatimin e kontratave të shërbimit të mirëmbajtjes  së godinës, mjeteve, sistemeve, të shërbimit të ruajtjes dhe pastrimit, etj. 
    • Ndihmon në mirëadministrimin e logjistikës për realizimin e shërbimeve brenda vendit të punonjësve të Agjencisë.
    • Harton kërkesa për nevojat e Agjencisë për mallra dhe shërbime në fillim të vitit buxhetor, dhe planifikon afatet e kryerjes së furnizimeve.
    • Harton dhe mban evidencat për shpenzimet e materialeve të konsumit.
    • Përgatit evidencat mbi konsumin e karburantit dhe shpenzimet për mirëmbajtjen, duke siguruar eficencë në përdorimin e aseteve.
    • Ndjek procedurat e nevojshme për kolaudimin, siguracionin dhe taksat e tjera për automjetet e Agjencisë.
    • Merr pjesë në hartimin e regjistrit të parashikimit/realizimit të procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. 
    • Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit për punë, mallra dhe shërbime që i nevojiten Agjencisë sipas legjislacionit të prokurimit publik
    • Administron vlerat materiale dhe monetare të Agjencisë.
    • Merr në dorëzim me procesverbal të gjitha vlerat materiale që hyjnë në magazinë.
    • Siguron që magazina të jetë në gatishmëri dhe të funksionojë për plotësimin e nevojave me bazë materiale.
    • Mban në mënyrë të rregullt kartelat hyrëse dhe dalëse të magazinës për bazën materiale.
    • Bën shpërndarjen e mallrave sipas nevojave dhe miratimeve përkatëse.
    • Bën rakordimin mujor të vleravë materiale të magazinës me koordinatorin e ngarkuar me funksionet e financës.
    • I përgjigjet Nëpunësit zbatues, sa i takon përmbushjes së detyrave.
    • Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga eprori/ Drejtori i Përgjithshëm.

          ✔️Vlerësimi i kandidatëve

          Kandidatët vlerësohen në bazë të:

          1. 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit, në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë.
          2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale, për pozicionin e punës.
          3. 💬 Intervistës, lidhur me:
            • aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar,
            • motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë për karrierën.

          Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

          ✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨