📢 Shpallje Pozicioni Vakant në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it
Specialist (sekretari-arkivë)
në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it,
📅 Afati i aplikimit: 8 tetor 2025, ora 16:00
🌍 Vendndodhja: Tiranë, Sky Tower, kati 13
💼 Kategoria e pagës IV- 2 sipas VKM-së nr.325/2023, të ndryshuar;
Paga bruto: klasa IV – 2 (90 000 lekë) + shtesa për vjetërsi sipas viteve të punës së punonjësit.
Marrëdhëniet e punës rregullohen në bazë të Kontratës Individuale të Punës që lidhet në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë
✅ Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati◊ Kushtet e përgjithshme
✓ Të jetë shtetas shqiptar;
✓ Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
✓ Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
✓ Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
✓ Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit të 6 të KSHK;
✓ Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 (një) vit në profesion;
✓ Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paketës microsoft;
✓ Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.
◊ Kriteret e veçanta etiko-profesionale
Fusha e kualifikimeve
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare të nivelit të 6 të KSHK-së në fushën e shencave shoqërore.
Eksperienca profesionale
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në një ose më shumë në fushat vijuese:
– administratë publike;
– proceset që lidhen me shërbimet e arkiv/protokollit të institucionit;
– përpunim dokumentacioni.
Njohuri apo trajnime të tjera
Kandidati preferohet të ketë:
– certifikime apo trajnime të ndryshme në lidhje me detyrat kryesore;
– njohuri të mira të një prej gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian.
– të jetë i pasjisur me Certifikatë të Sigurisë së Personelit të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të nivelit “sekret”, ose të plotësojë kushtet për t’u pajisur me CSP për nivelet e kërkuara.
◊ Kushtet për pastërtinë e figurës
Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024, i ndryshuar. Për më tepër vizitoni linkun: https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/08/Udhezimi-nr.-274-i-ndryshuar.pdf
📂Dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati
- Kërkesë për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar në format europass(shkarko);
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vetëdeklarim për masat disiplinore, si dhe që nuk është larguar nga puna me masë disiplinore, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi (shkarko formularin);
- Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024(shkarko).
- Formulari i vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;(shkarko fomularin) (shkarko cover)
- Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës;
- Certifikata familjare dhe personale;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave të arsimit të lartë. Për diplomat e studimeve të kryera jashtë vendit duhet të dorëzojë kopje të noterizuar të dokumentit njohjes/njësimit në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i prokurorisë që vërteton se, nuk është në hetim për një vepër penale të kryer në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale.
- Vërtetim i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vërteton se nuk është në hetim për vepra penale në fushën e narkotikëve, në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe për vepra që kanë lidhje me integritetin dhe figurën morale, apo për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe krim të organizuar. Nëse aplikanti nuk disponon vërtetimin në momentin e aplikimit, ai duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton kërkesë drejtuar SPAK për lëshimn e vërtetimit. Aplikanti duhet ta dorëzojë vërtetimin në çdo rast përpara datës së njoftuar për zhvillimin e intervistës).
- Çdo dokument tjetër, që vërteton kualifikimet, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
◊ Aftësitë e kërkuara
– Integrimi i informacionit në përputhje me politikat dhe kuadrin institucional;
– Identifikimi dhe qartësimi i çështjeve, si dhe dhënia e mendimeve alternative të mbështetura në përvojën profesionale;
– Analizimi, komunikimi dhe prezantimi i rezultateve, si dhe pranimi dhe zbatimi i metodave dhe procedurave të reja.
🚀 Si të aplikosh
📧 Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 8.10.2025, ora 16:00:
- 🌐Elektronikisht, në këtë link,
- 📧 Me postë drejtuar:
📍 Agjencisë Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it
“Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 13, Tiranë
Kujdes ⚠️ Që aplikimi juaj të jetë i vlefshëm duhet të bëhet në të dyja mënyrat e përcaktuara më sipër.
📬 Pyetje? Na shkruani në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al
🔎 Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Pranon, evidencon e shpërndan korrespondencën zyrtare (të paklasifikuar ose të klasifikuar “sekret shtetëror”) që vjen në institucion, si dhe kryen veprimet për nisjen e korrespondencës te të adresuarit, pasi regjistrohet në regjistrin përkatës të protokollit sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
- Kryen regjistrimin/evidencimin e çdo shkrese, dosje, praktike etj., në librin e protokollit, të cilin e mban dhe e administron sipas rregullave specifike të legjislacionit në fuqi.
- Përgatit mjete informacioni për një përdorim efikas të dokumenteve.
- Bën qarkullimin e korrespondencës së dokumentacionit brenda institucioni, sipas delegimeve nga eprorët.
- Kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vulës zyrtare të institucionit dhe të vulës së sekretarisë, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
- Ruan dhe administron dokumentet e protokollit, si: libri i protokollit të korrespondencës, libri i regjistrimit të postës apo të tjera, sipas afateve dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për protokollin dhe arkivat e shtetit.
- Kërkon, nxjerr dhe vë në dispozicion dokumentet sipas kërkesave të ndryshme të depozituara pranë drejtorisë, sipas parashikimit në legjislacionin në fuqi.
- Zbaton legjislacionin në fushën e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” për dokumentacionin e klasifikuar që hyn, qarkullon, administrohet e del nga institucioni.
- Çel dosjet sipas pasqyrës emërtuese në fillim të vitit dhe bën mbylljen e tyre në fund të vitit kalendarik.
- Përpunon nga pikëpamja tekniko-shkencore dokumentacionin arkivor, sipas listës së dokumentacionit me afatet e ruajtjes.
- Kryen edhe detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi, dhe/ose të ngarkuara nga eprori/ Drejtori i Përgjithshëm.
✔️Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët vlerësohen në bazë të:
- 📝 Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit, në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë.
- ✅ Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale, për pozicionin e punës.
- 💬 Intervistës, lidhur me:
- aftësitë dhe kompetencën për pozicionin e kërkuar,
- motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.
✨ Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret të aplikojnë! ✨