ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 AKKC pjesë e takimit vjetor të CANNRA – angazhim për harmonizim dhe shkëmbim rregullator

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

AKKC pjesë e takimit vjetor të CANNRA – angazhim për harmonizim dhe shkëmbim rregullator

Më 10–11 qershor 2025, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, morën pjesë në takimin vjetor të organizuar nga Shoqata e Rregullatorëve të Cannabis-it në SHBA (CANNRA), zhvilluar në Denver, Colorado.

Ky event mblodhi mbi 130 përfaqësues nga agjencitë rregullatore, autoritetet shtetërore dhe federale nga mbi 30 shtete dhe territore të SHBA-së, si dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe përparësitë e përbashkëta për garantimin e një kuadri të qëndrueshëm dhe të sigurt rregullator për produktet e cannabis-it.

Temat kyçe përfshinë:

  • Parandalimin e devijimeve të paligjshme dhe garantimin e integritetit të produktit;
  • Harmonizimin e standardeve për eksport dhe përputhshmërisë ndërmjet shteteve;
  • Qasjet rregullatore për produktet me përmbajtje të lartë THC dhe format e reja të produktit;
  • Politikat për përdorim mjekësor dhe industrial të cannabis-it;
  • Qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore;
  • Tendencat ekonomike dhe të dhënat e tregut.

Përfaqësuesit e AKKC patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja me homologë nga juridiksione të ndryshme dhe të ndërtojnë kontakte të rëndësishme për bashkëpunime të ardhshme. Ky angazhim kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e politikave të informuara dhe në përafrimin e kuadrit rregullator shqiptar me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Të tjera