ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 Takim zyrtar i delegacionit shqiptar me EUDA – një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kapaciteteve kombëtare

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Takim zyrtar i delegacionit shqiptar me EUDA – një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kapaciteteve kombëtare

Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Cannabis-it (AKKC), me mbështetjen e instrumentit të Bashkimit Evropian TAIEX, zhvilloi më 20 maj 2025 një takim zyrtar me Agjencinë e Drogës së BE-së (EUDA) në Lisbonë. Pjesë e delegacionit shqiptar ishin edhe përfaqësues nga Kryeministria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Gjatë takimit, drejtuesit e EUDA vlerësuan Shqipërinë si një partner strategjik në rajon dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vendet jo-anëtare të BE-së në forcimin e kapaciteteve teknike dhe institucionale.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC, znj. Linda Pustina, prezantoi vizionin institucional për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sektorit përmes teknologjive të avancuara, me qëllim sigurimin e një monitorimi efikas, që garanton përputhjen me kuadrin rregullator dhe parandalon devijimet apo keqpërdorimet në sektor. Ajo theksoi angazhimin e institucionit për zhvillimin e projekteve që përfshijnë përdorimin e dronëve, kamerave multispektrale dhe pajisjeve të tjera inovative për inspektime në terren. Kjo qasje u vlerësua maksimalisht nga EUDA, e cila shprehu gatishmërinë për të mbështetur projektin, si partnere direkte apo përmes asistencës institucionale.

Takimi u mbyll me një vlerësim të përbashkët mbi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit Shqipëri–EUDA, në funksion të përmbushjes së standardeve evropiane në fushën e kontrollit të drogave, ngritjes së Observatorit Kombëtar për Drogat dhe integrimit të Shqipërisë në rrjete evropiane si Rrjeti i Paralajmërimit të Hershëm (NEWS).