ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it në konferencën “Cannabis Europa London 2025”

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it në konferencën “Cannabis Europa London 2025”

Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Cannabis Europa London 2025”, e mbajtur në datat 24 dhe 25 qershor 2025, në Barbican Center, Londër. Pjesëmarrja kishte si objektiv forcimin e kapaciteteve institucionale nëpërmjet shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe vendosjes së kontakteve me aktorë të rëndësishëm të industrisë së cannabis-it mjekësor dhe rregullatorëve evropianë.

Qëllimi i konferencës ishte krijimi i një platforme për bashkëpunim dhe dialog mbi të ardhmen e tregut të cannabis-it mjekësor në Evropë. Në qendër të diskutimeve ishin sfidat rregullatore, fragmentimi ligjor brenda Bashkimit Evropian, nevoja për harmonizim e qasjeve kombëtare, përfshirja e të dhënave klinike në vendimmarrje, si dhe roli i teknologjive të reja përfshirë inteligjencën artificiale dhe blockchain  në rritjen e sigurisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve.

Gjatë dy ditëve të konferencës, u prezantuan përvojat dhe modelet rregullatore të vendeve si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, me fokus në politikat publike, proceset e certifikimit sipas standardeve EU-GMP, trajnimin e profesionistëve të shëndetit dhe zhvillimin e ekosistemeve të qëndrueshme për cannabis-in mjekësor. Vëmendje e veçantë iu kushtua integrimit të teknologjive inovative në mbështetje të një tregu transparent dhe të sigurt.

Të tjera