ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 Vizitë studimore e AKKC në laboratorin shtetëror të Kolorados – njohuri teknike për ngritjen e sistemit të testimit publik në Shqipëri

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

Vizitë studimore e AKKC në laboratorin shtetëror të Kolorados – njohuri teknike për ngritjen e sistemit të testimit publik në Shqipëri

Në datën 9 qershor 2025, një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) zhvilloi një vizitë studimore në Laboratorin Shtetëror të Kolorados për Shëndetin Publik, në Denver, SHBA.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e AKKC-së patën mundësinë të njihen nga afër me ciklin e plotë të punës laboratorike, duke përfshirë teknikat më të përparuara për analizat mikrobiologjike të bimës së cannabis-it. Ekspertët e laboratorit prezantuan proceset e përdorura për përgatitjen e mostrave, zbulimin e kontaminimeve përmes metodave molekulare dhe biologjike, si dhe interpretimin e rezultateve të analizave. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës se si këto analiza raportohen dhe si sigurohet gjurmueshmëria dhe cilësia në çdo hap të procesit.

Stafi i AKKC-së u përfshi aktivisht në sesione diskutimi dhe vëzhgimi, ku u trajtuan edhe çështje që lidhen me garantimin e cilësisë, kalibrimin e pajisjeve dhe sfidat që hasen në harmonizimin e metodave të punës midis laboratorëve publikë dhe privatë. Gjatë këtyre sesioneve u theksua rëndësia e standardizimit të protokolleve në përputhje me kërkesat ISO për testimin e produkteve të cannabis-it.

Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve teknike brenda AKKC-së dhe sjell një përvojë të drejtpërdrejtë në praktikën laboratorike që do të shërbejë si bazë për zhvillimin e një sistemi të besueshëm dhe transparent testimi publik në Shqipëri. Përafrimi me praktikat ndërkombëtare nuk është vetëm një domosdoshmëri rregullatore, por edhe një garanci për sigurinë dhe cilësinë e produkteve.

Të tjera