ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Arkivë 9 51 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

51 – Shpallje për vendin vakant, Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencave, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it, klasa e pagës II-1

Dokumentet duhet të dorëzohen deri më datë datë 25.11.2024, ora 16.00, në mënyrë elektronike në këtë link, si dhe me postë ose dorazi drejtuar:

Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it

Rruga “Ibrahim Rugova”, Pallati Sky Tower, kati 13, Tiranë, Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të drejtoheni në adresën e e-mail: info@nacc.gov.al

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 107, të Kushtetutës, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të germës ë), të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr. 61/2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, Urdhrit nr.56, datë 5.4.2024, të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”, si dhe Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në vijim Agjencia, shpall vendet vakante për pozicionin Koordinator në Sektorin e Standardeve, Statistikave dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Standardeve, Autorizimeve, Lejeve dhe Licencimit, në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it , me kriteret si vijon:

I. Përshkrimi përgjithëshëm i punës:

● Harton standardet në lidhje me projektimin e makinerive bujqësore, vendndodhjen dhe planifikimin e strukturave të fermës, aspektet e kullimit, meaxhimin e tokës dhe kontrollin e erozionit, furnizimin me ujë dhe ujitjen, për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it si dhe aspektet e elektrifikimit dhe përpunimin e produkteteve;

● Kujdeset për hartimin e standardeve më të larta për proceset e kultivimit të bimës së cannabis-it për garantuar një prodhim të qëndrueshëm dhe efikas nëpërmjet zbatimit të standardeve për optimizimin e fertilitetit të tokës, menaxhimit të ujit, zgjedhjes së vendndodhjes së mjedisit, disponueshmërisë së ushqyesve minerale të tokës dhe mirëmbajtjes mjedisore.

● Harton standardet për çdo fazë të procesit të lidhur me kultivimin e bimës së cannabis-it dhe ia rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm.

● Harton dhe rekomandon zhvillimin e teknikave më të mira të mbjelljes, kultivimit dhe korrjes të cannabis-it me qëllim përmirësimin e rendimentit të të korrave dhe shfrytëzimin maksimal të produktit.

● Koordinon dhe promovon strategjitë bujqësore për të kundërshtuar efektet e ndryshimeve në tokë, klimë dhe efekteve nga pesticidet e ndryshme me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe tokës.

● Bashkëpunon në vazhdimësi me Qendrën Europiane për Monitorimin e Drogërave dhe Varësisë ndaj tyre dhe Bordin Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve.

● Bashkëpunon në vazhdimësi me Entin Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve dhe njësinë rajonale përgjegjëse për bujqësinë.

● Kujdeset për përgatitjen e dokumentacionit përkatës dhe koordinon punën me autoritetet përgjegjëse shtetërore për kryerjen e regjistrimit dhe përfshirjen e menjëhershme në katalogun kombëtar të farërave dhe fidanëve, që janë të shoqëruara me testimin dallueshmëri-uniformitet-stabilitet (DUS).

● Kujdeset për ngritjen e një sistemi efikas të GACP nga subjektet e licencuara dhe mbikëqyr zbatimin e tyre duke bashkëpunuar me njësinë përkatëse të monitorimit të cannabis-it për qëllime industriale dhe mjekësore.

● Kryen herë pas here detyra të tjera të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Drejtorisë.

II. Kushtet e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati për të aplikuar pranë Agjencisë janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) Të zotërojë diplomën universitare të Nivelit 7 të KSHK (Master i shkencave apo të barasvlefshme me të sipas legjislacionit të arsimit të lartë);

dh) Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në profesion;

e) Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze*;

ë) Të ketë njohuri të mirë të përdorimit të kompjuterit dhe të paktës microsoft;

f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi.

III. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pastërtinë e figurës janë:

Të plotësojë kriteret e integritetit moral, si pjesë e procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës sipas Udhëzimit të Përbashkët nr.274,datë 16.05.2024, “Për përcaktimin e procedurave, afateve, kritereve dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e pastërtisë së figurës së punonjësve të agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it apo të subjekteve të licencuara apo të lejuara, si dhe të kritereve etiko-profesionale”.

IV. Kriteret e veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës janë:

· Në lidhje me fushën e kualifikimeve, kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare në fushën e shkencave agro-inxhinierike ose fusha të ngjashme me to si dhe certifikata apo trajnime në lidhje me detyrat kryesore të pozicionit të punës. Diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë me diplomën e nivelit Master Shkencor.

1. Në lidhje me eksperiencën profesionale, preferohen kandidatët që kanë përvojë pune në dy ose më shumë nga këto fusha:

  • administratën publike;

· organizata kombëtare/ndërkombëtare në lidhje me bujqësinë;

· në shoqëri private në procese pune për hartimin e standardeve;

· njohuri në fushën rregullatore të barnave/substancave psikotrope.

2. Të ketë njohuri të mira të një prej gjuhëve të tjera zyrtare (frëngjisht/ gjermanisht/ italisht/ spanjisht) të Bashkimit Evropian*.

V. Kandidati duhet të ketë aftësi të spikatura për të:

1. Koordinuar;

2. Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;

3. Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën;

4. Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar;

5. Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

Gjithashtu kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira analize, vendimmarrjeje të shpejtë, komunikimi dhe prezantimi, si dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Vlerësimi bëhet në bazë të:

1.Jetëshkrimit dhe përvojës së kandidatit në përputhje me detyrat kryesore të pozicionit dhe fushën e veprimtarisë së Agjencisë;

2. Përmbushjes së kritereve të veçanta etiko-profesionale për pozicionin e punës;

3. Intervistës/vlerësimit të njohurive dhe aftësive profesionale dhe kompetencave për pozicionin e kërkuar si dhe motvimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vetëm kandidatët e short-listuar që përmbushin kriteret sipas ndarjes II dhe IV (1, 2) do të kontaktohen për intervistë nëpërmjet adresës elektronike postare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

1. Kërkesë për aplikim;

2. Jetëshkrimi i plotësuar në format europass (shkarko);

3. Fotokopje e librezës së punës ose dokument të ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;

4. Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna me masë disiplinore;

5. Formularët sipas aneksit 1 dhe 2 të Udhëzimit të Përbashkët nr.274, datë 16.05.2024 (shkarko).

6. Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar; (shkarko fomularin) (shkarko cover)

7. Fotokopje të kartës së identitetit ose të pasaportës;

8. Certifikata përkatësisht të gjendjes familjare/personale;

9. Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

10. Fotokopje të noterizuar të diplomës së arsimit të lartë (diplomat, certifikatat e gradat e fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit duhet të jenë të njohura dhe të njësuara sipas legjislacionit shqiptar nga ministria përgjegjëse për arsimin);

11. Dëshmitë përkatëse për njohen e gjuhëve të huaja (nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri).

12. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

13. Cdo dokument tjetër shtesë, që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të caktuar dhe mënyrës së përcaktuar në shpallje, sjell skualifikim të kandidatit.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

* Njohuritë e gjuhës së huaj duhet të jenë të certifikuara nga institucione publike ose nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin, për ofrimin e testeve ndërkombëtare. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në këtë gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.