Në kuadër të forcimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të një kuadri rregullator në përputhje me standardet evropiane, një delegacion i Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) kryesuar nga znj. Linda Pustina dhe anëtarë të Komisionit të Licencimit, më datat 9-12 shtator 2024, realizuan një vizitë studimore në Gjermani me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar- GIZ Albania. Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime me institucione homologe dhe aktorë kryesorë në industrinë e cannabis-it si:
- Partneriteti Global për Politikat dhe Zhvillimin e Drogës
- Zyra Federale e Komisionerit për Drogën dhe Varësinë
- Agjencia Gjermane e Cannabis-it
- Agjencia Federale e Opiumit
- Ekspertë të industrisë
Gjithashtu u zhvilluan vizita dhe vëzhgime në terren në Laboratorin shkencor të Universitetit të Merseburgut dhe qendrën e përpunimit Hanffaser Geiseltal.
Fokusi i takimeve ishte prezantimi dhe njohja me:
- Kuadrin rregullator për cannabis-in mjekësor dhe industrial në Gjermani
- Standardet GMP & GACP e aplikuara në këtë vend
- Proceset e licencimit, sigurisë & mbikëqyrjes
- Teknologjitë dhe standardet e aplikuara në kultivimin dhe prodhimin e cannabis-it
- Përdorimin industrial të cannabis-it dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik të zonave rurale
Kjo vizitë shënoi një hap të rëndësishëm në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfitimin e njohurive të nevojshme për integrimin e standardeve më të mira për zhvillimin e kësaj industrie premtuese në Shqipëri.