ìnfo@nacc.gov.al

Home 9 Lajme 9 AKKC dhe Komisioni i Licencimit theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në takimin online me institucionet homologe të Maqedonisë së Veriut

Web Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Logo Design

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

Web Development

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

White Labeling

Your content goes here. Edit or remove this text inline.

VIEW ALL SERVICES 

AKKC dhe Komisioni i Licencimit theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në takimin online me institucionet homologe të Maqedonisë së Veriut

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) dhe Komisioni i Licencimit, zhvilluan më datë 13 shtator 2024, një takim online të suksesshëm me përfaqësues të institucioneve homologe të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik dhe ekspertë të industrisë së cannabis-it të këtij vendi.

Takimi u përqendrua në një shkëmbim të hapur dhe frytdhënës mbi përvojat dhe sfidat me të cilat është përballur Maqedonia e Veriut në kontrollin dhe mbikëqyrjen e prodhimit, përpunimit dhe kultivimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale. Diskutimet përfshinë gjithashtu kuadrin ligjor dhe rregullator të aplikuar nga ky vend, duke vënë theksin te zbatimi i standardeve më të mira ndërkombëtare, si dhe praktikat për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë në të gjitha fazat e prodhimit të cannabis-it mjekësor dhe industrial.

Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal si një faktor kyç për ndarjen e praktikave më të mira dhe krijimin e një ambienti konkurrues dhe tërheqës për zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri dhe rajon.

Të tjera